AVOKIMI PËR NDËRTIMIN E PAQES DREJT BASHKIMIT EVROPIAN

28/06/2016

AVOKIMI PËR NDËRTIMIN E PAQES DREJT BASHKIMIT EVROPIAN

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga Zyra ndërlidhëse Evropiane për Ndërtimin e Paqes (EPLO), mbi avokimin për ndërtimin e paqes drejt Bashkimit Evropian (BE), e që është mbajtur nga 27- 28 Qershor 2016, në Bruksel, Belgjikë.

Qëllimi i trajnimit është që të analizoë kapacitetet institucionale të BE-së në lidhje me parandalimin e konfliktit dhe paqes pas ndryshimeve të Traktatit të Lisbonës. Kjo do të mundësojë pjesëmarrësve që të kuptojnë rolin e BE-së si akter i politikës së jashtme, të mësojnë në lidhje me pengesat dhe potencialin e BE-së për të bërë ndërtimin e paqes efektive dhe të sigurojë shembuj konkret të avokimit për politika më efektive dhe programe për parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes në nivel të BE-së.