NDËRTIMI I BAZËS SË INTEGRITETIT

2/03/2016

Hulumtuesit e QKSS, Plator Avdiu dhe Donika Emini po marrin pjesë në një kurs trajnimi mbi: "Ndërtimi i bazës së integritetit". Kursi po zhvillohet në kuadër të programit “Ndërtimi i Integritetit” i cili është një partneritet bashkëpunimi në mes të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Transparency International - Programit për Mbrojtjes dhe Siguri, i mbështetur dhe koordinuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Kursi solli së bashku një varg të pjesëmarrësve nga Kosova Maqedonia dhe Shqipëria të cilët kryesisht vijnë nga ushtria, policia dhe zyrtarë civil. Fokusi i kursit është në Identifikimin e korrupsionit, masave zbatuese anti-korrupsion, dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës brenda sektorit të sigurisë. Për më tepër, qëllimi i kursit është që të përmirësojë dhe të rrisë të kuptuarit e fenomenit të korrupsionit dhe masat që mund të përdoren në reduktimin e këtij fenomeni në sektorin e Mbrojtjes dhe Sektorin e Sigurisë në përgjithësi.

Njohuritë e fituara gjatë kursit do të jetë me rëndësi të veçantë për ekipin KCSS gjatë zbatimit të projekti "Monitorimi dhe Vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë në Kosovë".