14/03/2016
QKSS është duke e mbajtur trajnimin e parë të brendshëm në kuadër të projektit për “Monitorimin dhe vlerësimin e integritetit në institutionet e Kosovës”, ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Ky aktivitet synon ngritjen e kapacitetit në fushën e integritetit për stafin implementues të këtij projekti. Ky trajnim shënon aktivitetin e parë të këtij lloji nga gjithsej katër trajnime të planifikuara për këtë projekt, në të cilat stafi i QKSS do të zgjerojë njohuritë për avokim, monitorim, komunikim, etj
Përmes këtij trajnimi stafi i QKSS po diskuton me trajnerë me eskpertizë në këtë fushë për mekanizmat e monitorimit të integritetit në sistemin e sigurisë në Kosovë. Ky modul ndahet në tri pjesë si më poshtë:
- Monitorimi i niveleve të korrupcionit
- Monitorimi dhe sanksionimi i korrupcionit
- Monitorimi i reformës anti-korrupcion në sektorin e sigurisë