7/04/2023
Më datë 7 Prill u mbajt mbledhja e parë e Forumit të Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Vitisë,
Përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe të projektit “FIERC”, kanë mbajtur takimin e parë të Forumit të Komunitetit për Interes Publik, me ç’rast u formua edhe grupi punues i këtij forumi, i përbërë prej 13 anëtarëve. Ky forum do t'i kryejë detyrat dhe përgjegjësite në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit e cila është nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti, në mes të kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe QKSS-së
CFPI në Komunën e Vitisë do të udhëheqet nga nënkryetari i kësaj komune Hasan Aliu, i cili hapi mbledhjen e parë të forumit duke njoftuar pjesëmarrësit me objektivat e projektit FIERC dhe idetë e nismave qytetare që do të implementohen në këtë komunë përmes projektit FIERC. CFPI në këtë komunë do të shërbejë si një platformë për të diskutuar idetë për nevojat e përbashkëta që kanë të gjitha komunitetet shumicë dhe joshumicë të kësaj komune.
Në takim u prezantua edhe mentori i CFPI-së, z. Nazim Haliti, i cili do të koordinojë dhe mentorojë aktivitetet në bashkëpunim me anëtarët e forumit.
Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.
Projekti FIERC - Nxirja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik implementohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS dhe New Social Initiative (NSI) me përkrahjen e Fondit të Paktit të Stabilitetit të Zyrës së Jashtme Federale Gjermane.