8/09/2016
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Dr. Florian Qehaja ka marrë pjesë në konferencën mbi "Luftimin e radikalizmit, nacionalizimit dhe ndasitë: Si të promovojmë dhe përfshijmë multi etnitetin dhe shoqëritë liberale?", e organizuar nga Instituti gjerman ASPEN, e mbajtur në Alt Madlitz në Gjermani gjatë datave 5-8 shtator 2016.
Në këtë konference, Dr. Qehaja kontribuoi si panelist në sesionin e tretë të konferencës që i është përgjigjur çështjes së adresimit të pyetjeve rreth radikalizmit në Ballkanin perëndimor. Prezantimi i Qehajes ka përfshirë tema që trajtojnë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes përfshirjes së komunitetit në Ballkanin Perëndimor.