8/09/2016
Zyrtarja për komunikim dhe Avokim e QKSS-së, Leonora Aliu ka marrë pjesë në punëtorinë tre ditore të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për hartimin e draft Strategjisë nacionale për Sigurinë në Bashkësi 2016-2021, mbajtur në Pejë.
Aliu ka adresuar rekomandimet e QKSS për hartimin e kësaj strategjie e cila pritet që së shpejti të dorëzohet për miratim në Qeverinë e Kosovës. Ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të QKSS për avancimin e qeverisjes në sektorin e sigurisë.