LLOGARIDHËNIA, KONTROLLI DHE MBIKËQYRJA E SEKTORIT PRIVAT TË SIGURISË

8/12/2016

LLOGARIDHËNIA, KONTROLLI DHE MBIKËQYRJA E SEKTORIT PRIVAT TË SIGURISË

Ekipi hulumtues i QKSS i përbërë nga hulumtuesi i lartë Mentor Vrajolli dhe hulumtuesja Donika Emini të shoqëruar nga Granit Hasani, drejtor i përgjithshëm i Besa Security po marrin pjesë në tryezën rajonale të ekspertëve në Beograd. Tryeza është organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), në kuadrin e projektit shumëvjeçar të quajtur Bashkëpunimi Hulumtues i Sigurisë Private në Europën Juglindore (PSRC).

Kjo ngjarje sjell së bashku katër organizatat partnere zbatuese të projektit si në vijim: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) dhe Qendra për Studim të Demokracisë (CSD). Përveç kësaj, një listë e gjerë e ekspertëve që punojnë në institucionet shtetërore dhe kompanitë private të sigurisë nga rajoni dhe vendet e BE-së janë bashkuar në këtë ngjarje për të dhënë kontributin e tyre në këtë diskutim.

Në tryezën e rrumbullakët mbi Llogaridhënien, kontrollin dhe mbikqyrjen në sektorin privat të sigurisë, hulumtuesit nga të gjitha vendet priten të shkëmbejnë gjetjet e tyre mbi sfidat e llogaridhënies dhe mangësitë në sistemet e kontrollit dhe mbikëqyrjes në Shqipëri, Bullgari, Kosovë dhe Serbi me ekspertë të tjerë të sigurisë private (studiuesit, praktikantët dhe rregullatorët) nga Evropa për të diskutuar mbi ngjashmëritë kombëtare dhe dallimet në qasjet për të kuptuar përgjegjshmërinë private të sigurisë dhe kontrollin dhe mbikëqyrjen e KPS-ve. Në të njëjtën kohë, ata do të përdorin këtë ngjarje për të mbledhur konkluzione të përgjithshme dhe vend të veçantë në nevojat dhe rekomandimet politike për qeveritë e tyre përkatëse.