5/12/2016
Qendra Kosovare për Studimë të Sigurisë (QKSS) sot ka organizuar dy debate me nxenës në dy shkollat e komunës së Klinës. Qëllimi i këtij debati ishte të informohen studentët lidhur me shkaqet dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin në të cilin jetojnë. Ne i kemi pyetur nxënësit rreth pikëpamjeve të tyre rreth këtij fenomeni, si e shohin ata këtë, si ta parandalojmë dhe cilat janë rreziqet që mund të ju kanosen.
Përveq diskutimit në i kemi angazhuar ata të punojnë në grupe në mënyre që ti shprehin njohuritë e tyre rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Në fund të debatit ju kemi shperndare disa broshura nga ku ata mund të informohen më shume rreth kësaj teme.
Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.