3/11/2022
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) për të dytin vit, në partneritet me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të programit “Fulbright Specialist” po zhvillon hulumtimin “Zbërthimi i Ndikimit Negativ të Aktorëve Jo-Perëndimorë”. QKSS si Institucion nikoqir i Fulbright këtë vit, ka mirërpritur si hulumtuese Bridget Millman nga National Endowment for Democracy (NED).
Programi “Fulbright Specialist” (FSP) u ofron akademikëve dhe profesionistëve amerikanë me kualifikim të lartë dhe përvoja profesionalel një mundësi për të ndarë ekspertizën e tyre duke kryer projekte hulumtimi në institucionet pritëse. Specialistët pëfshijnë akademikë dhe profesionistë si avokatë, gazetarë, shkencëtarë, ekonomistë, ekspertë sigurie etj.