11/12/2019
QKSS sot, më 11 dhjetor 2019 në Prishtinë, ka bërë lansimin e platformës: "Forumi i Gruas për Siguri”, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm".
Në hapjen e konferencës morën pjesë:
● SH.S.Znj Gerrie Willems, Ambasadore e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Prishtinë
● Z. Mentor Vrajolli, Drejtor Ekzekutiv, QKSS
Konferenca vazhdoj me diskutim në panel me temën: Roli i gruas në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme në Kosovë, ku ishin të ftuar:
● Znj. Teuta Avdimetaj, Hulumtuese, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
● Z. Qendron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës
● Z. Hajrulla Çeku, Deputet, Lëvizja Vetëvendosje
● Znj. Luljeta Berisha, Hulumtuese, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Tortures (KRCT)
● Kapiten Znj Vjolla Hoti, Komandante e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, Policia e Kosovës
Moderimi: Znj. Learta Hollaj, Menaxhere e Operacioneve/Hulumtuese e Lartë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Kjo platformë ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë. Për më tepër, përmes këtij forumi, synohet fuqizimi i rolit të gruas si lidere të komunitetit, nxitja e bashkëpunimit dhe promovimi i rëndësisë së rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm, pa dallim ideologjie apo etnie.
Në lansimin e forumit morrën pjesë, përfaqësues nga institucionet e Kosovës, përfaqësues nga institucionet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, gratë lidere në Kosovë, organizatat jo-qeveritare, përfaqësues të bashkësive fetare, prezenca civile dhe ushtarake në Kosovë, përfaqësues të mediave, kryetar të komunave, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit. Ky aktivitet dhe Forumi i Gruas për Siguri në përgjithësi, do t'i japë rëndësi të veçantë sigurisë së grave në Kosovë edhe (mos) veprimit të institucioneve për të adresuar sfidat e tyre të sigurisë. Ky aktivitet do të vazhdojë të implementohet në 8 Komuna të Kosovës dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.