10/12/2019
Në kuadër të projektit "Analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet" me datën 10/12/2019, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi grupin e fokusit në komunën e Kaçanikut.
Qëllimi i këtij aktiviteti është analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë dhe identifikimi i sfidave në këtë proces. Përmes këtij aktivitveti, është diskutuar mbi gjendjen aktuale të procesti të riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe gatishmërinë e komunitetit të Kaçanikut për ti pranuar ata. Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Komunës së Kaçanikut, OJQ-të lokale dhe përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë.
Aktivitetet e këtij projekti gjithashtu kontribuojnë në zbatimin e planit të veprimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Ky projekt përkrahet nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe implementohet në komunën e Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Prishtinës dhe Mitrovicës.