HULUMTUESJA E QKSS, SOFIJE KRYEZIU PREZANTOI NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMËN: LIRIA E INFORMIMIT PUBLIK - ZHVILLIMI I PRAKTIKAVE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR”

18/09/2014

HULUMTUESJA E QKSS, SOFIJE KRYEZIU PREZANTOI NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMËN: LIRIA E INFORMIMIT PUBLIK - ZHVILLIMI I PRAKTIKAVE NË RAJONIN E BALLKANIT PERËNDIMOR”

Hulumtuesja e QKSS, Sofije Kryeziu prezantoi në Konferencën Rajonale me temën: Liria e Informimit Publik - Zhvillimi i Praktikave në Rajonin e Ballkanit Perëndimor". Prezantimi i saj është fokusuar në perceptimet e qytetarëve të Kosovës dhe njohuritë e tyre nënë lidhje me të drejtën e tyre fundamentale për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sipas saj, vetëdijesimi publik mbetet një prej sfidave kryesore të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ajo e theksoi mungesën e përgjithshme të njohurive të qytetarëve, ku 70% e qytetarëve të Kosovës janë deklaruar që nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në anën tjetër vetëm 11% e qytetarëve kanë deri diku njohuri dhe 19% e tyre janë deklaruar që kryesisht kanë njohuri për këto të drejta.

Konferenca ishte e organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës me mbështetjen e OSBE-së në Kosovë me datën 18 shtator 2014. Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësuesit e vendeve rajonale nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në pjesën e parë të konferencës përfaqësuesit e shteteve rajonale dhe Kosovës ofruan një vështrim të përgjithshëm të situatës aktuale në rajon për sa i përket organizimit institucional, legjislacionit dhe zbatimit të kornizës ligjore në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në informata publike.

Paneli i parë diskutoi në lidhje me llogaridhënien dhe monitorimin e qeverisë në përputhje me legjislacionin për lirinë e informimit. Paneli përbëhej nga:

1. Tafil Rrahmani, Drejtor i Departamentit të Hetimeve, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës

2. Blerim Hyseni, Zëvendës komisioner, Komisioni për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informata publike të Maqedonisë

3. Maja Ljubarda, Këshilltare ligjore, Komisioneri Slloven i Informacionit

4. Anamarija Musa, Komisionere, Komisioneri Kroat i Informacionit

Moderator: Arianit Bytyçi, Drejtor i Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Paneli i dytë diskutoi në lidhje me promovimin e praktikave të mira në mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e privatësisë. Paneli përbëhej nga:

1. Ruzhdi jashari, Mbikëqyres Kryesor Shtetëror, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Ksoovës,

2. Besnik Dervishi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

3. Šefko Crnovršanin, President, Këshilli i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Malit të Zi

4. Sofije Kryeziu, Hulumtuese, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Moderator: Ismet Cakiqi, Koordinator i Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.