BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE PËRVOJAT E DEMOKRACISË TRANSNACIONALE

13/09/2014

BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR DHE PËRVOJAT E DEMOKRACISË TRANSNACIONALE

Hulumtuesja e QKSS Donika Emini mori pjesë në një seminar/konferencë tre ditore bashkë me 25 pjesëmarrës të tjerë të shoqërisë civile dhe aktivistë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera evropiane të organizuar nga Akademia Evropiane e Otzenhausen në Gjermani.

Qëllimi kryesor i këtij eventi ishte për të diskutuar mbi vështirësitë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjes politke. Pjesëmarrësit punuan intensivisht - në bazë të përvojës së tyre praktike - për të sistematizuar sfidat ekzistuese dhe për të identifikuar alternativat e mundshme, punë e cila më pastaj rezultoi në ide të përbashkëta dhe projekte konkrete. Në fund të seminarit tre ditor, projektet me sfidat e zgjidhjet janë paraqitur para publikut dhe vendimmarrësit Evropian. Pjesëmarrësit prezantuan idetë dhe konceptet e tyre para mysafirëve në një dialog kritik, duke bërë të mundshme marrjen e opinioneve stimuluese si dhe vendosjen e kontakteve të dobishme.