HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MORI PJESË NË FORUMIN BOTËROR PËR DEMOKRACI NË STRASBURG, FRANCË

8/11/2014

HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MORI PJESË NË FORUMIN BOTËROR PËR DEMOKRACI NË STRASBURG, FRANCË

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini mori pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i mbajtur nga data 02 deri më 07 Nëntor 2014, së bashku me 15 shoqëri civile tjera, media dhe aktivistë politikë nga Kosova si pjesë e Shkollës Politike të Prishtinës. Forumi Botëror për Demokraci në Strasburg është tubim vjetor i lidereve, aktivistë të shoqerisë civile, përfaqësues të bizneseve, akademive, mediave dhe grupe profesioniste që debatojnë mbi sfidat kryesore të demokracisë në mbarë botën. Ky event mblodhi së bashku qindra profesionistë të rinjë si pjesë e shkollave politike në vendet përkatese (kryesisht nga Evropa Lindore) si dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar nga vende të ndryshme të botës.

Si pjesë e shkollës politike dhe përfaqësuese e shoqërisë civile, gjatë këtyre ditëve Donika ka qenë pjesë aktive e takimeve bilaterale me delegacione të ndryshme diplomatike për të lobuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Përvec kësaj, Donika mori pjesë edhe në një pritje të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Strasburg ku ajo pati mundësinë të takojë Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, Gjermanisë, Letonisë, Sllovakisë dhe Finlandës. Gjithashtu, Donika pati mundësinë të marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime mbi demokracinë liberale, e-demokracinë, zhvillimin e shoqërisë civile dhe mediave në vendet në tranzicion, etj.

Njohuritë e fituara gjatë takimeve të Forumit Botëror tregojnë për punën e Këshillit të Evropës dhe partnerëve të saj të shumtë në fushën e demokracisë dhe qeverisjes demokratike.