HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MORI PJESË NË DEBATIN “ RIKTHIMI DHE FUQIZIMI I BESIMIT TË QYTETARËVE NË SHTET DHE INSTITUCIONE”

30/10/2014

HULUMTUESJA E QKSS, DONIKA EMINI MORI PJESË NË DEBATIN “ RIKTHIMI DHE FUQIZIMI I BESIMIT TË QYTETARËVE NË SHTET DHE INSTITUCIONE”

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini mori pjesë në debatin e parë të mbyllur mbi përceptimet e qytetarëve ndaj Institucioneve shtetërore dhe publike, si pjesë e ciklit të pesë debateve mbi sfidat kryesore për qeverinë e re. Ky debat iu përmbajt rregullave të Chatham House dhe u organizua nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung-Prishtina.

Duke debatuar për rikthimin dhe fuqizimin e besimit të qytetarëve në shtet dhe institucione, si dhe sfidat kryesore për qeverinë e re, Donika prezentoi gjetjet preliminare nga Barometri Kosovar i Sigurisë- Edicioni i katërt.  Kontributi i saj u fokusua në besimin e përgjithshëm në qeveri, si dhe institucionet e tjera të sigurisë dhe drejtësisë. Ajo më pas vazhdoi të tregoj për kontaktet e përditshme që qytetarët e Kosovës kanë me këto institucione, si dhe me gjetjen e fundit por jo më pak të rëndësishme mbi korrupsionin i cili besohet të jetë njëri ndër elementet kryesore që ndikojnë në përceptimet e qytetarëve përballë institucioneve publike të Kosovës.