22/10/2014
Me datën 22 Tetor 2014, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoi dy Grupe të Fokusit me hulumtuesit në teren në lidhje me Barometrin Kosovar të Sigurisë- Edicioni I katërt. Ky takim ishte I ndarë në dy grupe me nga 10 pjesëmarrës, ku pjesa e parë u moderua nga drejtori ekzekutiv, Florian Qehaja dhe pjesa e dytë nga zyrtarja e projektit Donika Emini.
Në ketë takim u diskutua rreth përgjigjeve të respodentëve në lidhje me besimin e qytetarëve sa I përket sektorit të sigurisë, drejtësisë, situata ekonomike si dhe kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen vendit.
Barometri Kosovar I Sigurisë- Edicioni I katërt mbeshtetet nga NED(National Endowment for Democracy) dhe pritet të publikohet së shpejti.