2/06/2025
Adelina Hasani, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, moderatoi një panel të nivelit të lartë me titull “Krizë e heshtur: Shëndeti mendor në agjendat globale të sigurisë”, i organizuar në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Paneli trajtoi pasojat shpesh të anashkaluara të konflikteve të armatosura mbi shëndetin mendor, me theks të veçantë te ndikimi i dhunës, zhvendosjes dhe mungesës së shërbimeve thelbësore te nënat dhe fëmijët. Folësit theksuan nevojën urgjente për të integruar mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në proceset e ndërtimit të paqes dhe rimëkëmbjes pas konfliktit.
Diskutimet nxorën në pah se si marrëveshjet e paqes mund të strukturohen më mirë për të mbrojtur familjet dhe adresuan ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata të konflikteve mbi shëndetin e nënës dhe fëmijës. Panelistët ndanë gjithashtu shembuj të ndërhyrjeve të suksesshme që kanë kontribuar në ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë për komunitetet e prekura nga lufta.
Panelistët përfshinë: