Forumi i Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Vitisë mbeshtet renovimin dhe zgjerimin e këndit të lojërave në Binçë.

19/09/2023

Forumi i Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Vitisë mbeshtet renovimin dhe zgjerimin e këndit të lojërave në Binçë.

Në datën 15 shtator, në bashkëpunim me stafin e shkollave "Ndre Mjeda" në gjuhën shqipe dhe "Mlladen Markoviq" në gjuhën serbe, si dhe me z.Adnan Imeri, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, kemi përfunduar projektin e renovimit dhe zgjerimit të këndit të lojërave në oborrin e dy shkollave në Binçë, ku mësojnë nxënësit shqiptarë dhe serb.

Ky projekt ishte identifikuar bashkërisht nga stafi i dy shkollave gjatë vizitës së Forumit per Komunitet dhe Interes Publik më 6 qershor.  

Realizimin e punimeve e vizitoi edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti, i cili njoftoi edhe për investimet që po bën aktualisht Komuna në renovimin e shkollave

Në shkollën unike me dy ndërtesa në një oborr, në raporte të mira ndëretnike punon personeli i shkollës nga të dy etnit, ndërsa nxënësit shqiptarë dhe serbë luajnë në oborrin e përbashkët, ku ka një fushë sporti dhe këndi i lojërave tashmë të renovuar