FORUMI I KATËRT HULUMTUES I SIGURISË BEOGRAD - PRISHTINË – TIRANË

27/01/2014

FORUMI I KATËRT HULUMTUES I SIGURISË BEOGRAD - PRISHTINË – TIRANË

Forumi i katërt Hulumtues i Sigurisë Beograd-Prishtinë-Tiranë u mbajt në Tiranë më 24 janar 2014. Kjo ngjarje ishte pjesë e projektit të përbashkët ndërmjet tri institute të pavarura: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) nga Beogradi, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nga Prishtina, dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Tirana. Qëllimi kryesor i këtij Forumi është që të të nxisë debat të balancuar midis komunitetit të instituteve, akademisë, politikave publike dhe media, për të ofruar zgjidhje alternative kërkimore në bazë të sfidave të vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ky projekt mbështetet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.

Paneli i parë diskutoi mbi çështjen e bashkëpunimit policor dhe të zbatimit të ligjit midis Beogradit, Prishtinës, dhe Tiranës, me fokus të veçantë në Zbatimin e Ligjit Ndërkombëtar dhe Njësisë së Koordinimit (ILECU). Panelistët diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral në mes të tri vendeve, si dhe nevojën për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Paneli përbëhej nga:

Artan Bajraktari, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Koordinator i Drejtorisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Përfaqësuesi i lartë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Veton Elshani, Shef i Seksionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim lokal në Policinë e Kosovës (ILECU)

Moderuar nga: Sotiraq Hroni, IDM

Në kuadër të Forumit Hulumtues të Sigurisë Beograd-Prishtinë-Tiranë, tri organizatat partnere kanë zhvilluar një studim të opinionit publik mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare në kontekstin e sigurisë personale, sigurisë kombëtare dhe të marrëdhënieve ndëretnike në Tetor të vitit 2013. Gjetjet kryesore të këtij studimi janë prezantuar në panelin e dytë me fokus të veçantë në ndikimin e dialogut Prishtinë-Beograd drejt perceptimeve të njerëzve ndaj bashkëpunimit rajonal, sfidat e mundshme për një bashkëpunim tiralteral në fushën e sigurisë, si dhe perceptimet e qytetarëve mbi punën e institucioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Paneli përbehej nga:

Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

Sonja Stojanovic, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë

Foto Duro, Qendra për Çështje Europiane dhe të Sigurisë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Moderuar nga: Arjan Dyrmishi, IDM