Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Fushë Kosovës

1/04/2021

Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Fushë Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka vazhduar me organizimin e Forumit të Gruas për Siguri kësaj radhe me pjesëmarrëset nga Komuna e Fushë Kosovës.

Gratë dhe vajzat nga kjo komunë diskutuan për nevojën për përfshirje të barabartë në diskutime dhe politikbërje rreth çështjeve të sigurisë – duke theksuar numrin e ulët të grave në pozita vendimmarrëse në institucionet e qeverisjes lokale, sidomos mungesën e përfaqësimit të grave nga komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian.