11/12/2023
Në përpjekje për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin ndëretnik, projekti Nxitja e Pajtimit dhe Bashkëpunimit Ndëretnik (FIERC) po arrin rezultate të rëndësishme në Kosovë. Zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), kjo iniciativë mbështetet financiarisht nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.
Projekti FIERC synon të angazhojë në mënyrë aktive komunitetet në nivelin bazë, duke promovuar bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet grupeve etnike shumicë dhe joshumicë në Kosovë. Duke përshtatur aktivitetet për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve, avokimin dhe ofrimin e asistencës teknike, projekti synon të mundësojë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve për çështjet thelbësore të zhvillimit.
Si pjesë e projektit FIERC, gjashtë Forume të Komunitetit për Interesat Publike (CFPI) janë themeluar në komuna të ndryshme anembanë Kosovës. Këto forume, të vendosura në Graçanicë, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Shtërpcë dhe Viti, janë krijuar për të lehtësuar bashkëpunimin duke adresuar problemet e prekshme të komunitetit. CFPI-të mblidhen rregullisht për të diskutuar dhe rënë dakord mbi projektet ose iniciativat e komunitetit që i afrojnë qytetarët më afër, bazuar në interesa të përbashkëta.
Më 8 dhjetor 2023, projekti FIERC janë mbajtur takimet përmbyllëse të Forumeve të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në komunat Lipjan dhe Kamenicë. Diskutimet gjatë këtyre tubimeve u thelluan në marrëdhëniet ndëretnike dhe bashkëpunimin brenda komunave, duke reflektuar për progresin e bërë gjatë vitit 2023 dhe duke përshkruar strategjitë për avancim të mëtejmë.
Anëtarët e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në Viti/Vitina u mblodhën për një drekë pune produktive më 11 dhjetor 2023. Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit ndëretnik bazuar në interesat e përbashkëta. Diskutimet gjatë drekës u përqëndruan rreth përpjekjeve bazë për paqen, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe qëllimeve të përbashkëta.
CFPI-të në komunat e Vitisë, Lipjanit dhe Kamenicës luajtën një rol vendimtar në adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet grupeve të ndryshme. Këto takime shërbyen si platforma për dialog konstruktiv, duke ndihmuar në ndërtimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike.
Projekti FIERC vazhdon të ilustroj ndikimin pozitiv të angazhimit dhe bashkëpunimit të komunitetit në nxitjen e pajtimit dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndëretnik në Kosovë.