Fuqizimi i mbikëqyrjes së shërbimit të inteligjencës në Ballkanin Perëndimor

12/05/2021

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, mbajti një prezantim në konferencën ndërkombëtare "Fuqizimi i mbikëqyrjes shërbimit të inteligjencës në Ballkanin Perëndimor", që u zhvillua në Holandë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Instituti Clingandael) më 2 Dhjetor 2011. Temat e prezantimeve të tij mbuluan progresin në qeverisjen e inteligjencës dhe të mbikëqyrjes në Kosovë, përfshirë mësimet e nxjerra që mund të aplikohen në Afriken Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Konferenca u organizua nga DCAF, Gjenevë në bashkëpunim me Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (Clingendael), Hollandë dhe Komitetit Holandez Shqyrtues për Shërbime të Inteligjencës dhe Sigurisë (CTIVD). Qëllimi i kësaj konference ishte për të diskutuar çështjet kryesore, sfidat dhe mundësitë për forcimin e mbikëqyrjes demokratike dhe civile të sigurisë dhe shërbimeve të inteligjencës në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e konferencës përfshinin ekspertë të zgjedhur dhe mbikqyrës të pavarur nga Ballkani Perëndimor, anëtarët e organeve të ndryshme të mbikëqyrjes parlamentare dhe ekspertë nga vendet anëtare të BE dhe një numër i dijetarëve kryesor ndërkombëtar. Rregulli Chatham House është aplikuar gjatë gjithë konferencës.