FOKUS GRUP I ORGANIZUAR NGA QKSS

21/01/2014

FOKUS GRUP I ORGANIZUAR NGA QKSS

Me datën 21 Janar 2014, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoi Grupin e Fokusit me temën “Transparenca në Menaxhimin e Fondeve Publike në Sektorin e Sigurisë në Kosovë”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe analistët e pavarur.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen institucionet e sigurisë në Kosovë në menaxhimin e financave publike në Kosovë siç janë: planifikimi dhe menaxhimi i dobët i buxhetit, menaxhimi i prokurimit publik, ngritja e performances së njësive të brendshme të auditimit si dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë me agjencitë e pavarura shtetërore të cilat mbikëqyrin institucionet e sigurisë në Kosovë.

Të dhënat dhe rekomandimet që dolën nga ky takim do të përdoren për formësimin e raportit final me titull “Transparenca dhe  menaxhimi i fondeve publike në institucionet e sigurisë në Kosovë” i cili do të publikohet gjatë muajit shkurt. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).