NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR

13/11/2015

NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në vizitën studimore të organizuar në kuadër të programit TRAIN – Nxitja e Dialogut Politik i financuar nga Zyra e Jashtme Federale (Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore) dhe të drejtuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP).

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ka qenë prezantimi i dokumentit hulumtues mbi „Migrimin: Implikimet në Procesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën“ në Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Ndërsa një pjesë e madhe e vizitës ka qenë e fokusuar në takimet dhe vizitat studimore në Parlamentin Evropian – Komisioni për Siguri, Misionin e Kroacisë dhe Gjermanisë në BE, dhe raportuesin për Kosovën në Komisionin Evropian për të diskutuar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Gjatë kësaj kohe, Donika është takuar me përfaqësues dhe këshilltarë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel për të diskutuar për Marrëveshjën për Stabilizim Asocim, dhe proceset integruese të Kosovës në BE dhe NATO.