13/07/2015
Drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja të dielën më 12 Korrik, ka qenë pjesë e takimit me Zëvendës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. Gjatë këtij takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, janë diskutuar tema të ndryshme rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë.
Në këtë takim, Florian Qehaja ka ngritur temën e diskutimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, temë kjo të cilën QKSS është duke e trajtuar për një kohë të gjatë.