FLORIAN QEHAJA MORRI PJESË NË NJË TAKIM ME PRESIDENTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

2/03/2015

FLORIAN QEHAJA MORRI PJESË NË NJË TAKIM ME PRESIDENTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Drejtori Ekzekutivi i QKSS, Florian Qehaja morri pjesë në një takim me Presidentën e Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, së bashku me një grup të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ky takim u organizua nga Institutiti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)  dhe u diskutua për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës, për arritjet dhe sfidat, si dhe për rolin e shoqërisë civile në këtë proces. Të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile u pajtuan për një komunikim më intensiv dhe bashkërendim të shtuar, me qëllim që bashkëveprimi dhe agjenda e anëtarësimit në Këshillin e Evropës të avancohet.