QKSS KRIJON PARTNERITET ME PËRFAQËSUES TË SHOQËRISË CIVILE TË QIPROS

17/03/2015

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me datën 16 Mars 2015, priti në takim një delegacion nga Republika e Qipros. Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, ligjërues universitar dhe gazetar qipriot.

Duke iu uruar mirëseardhje delegacionit nga Qipro, drejtori i QKSS Florian Qehaja pati mundësinë që të prezentojë projektet dhe aktivitetet e QKSS dhe për gjendjen e tanishme të sektorit të sigurisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi stafi i QKSS pati mundësinë që të shkëmbejnë përvojat e tyre me mysafirët nga Qipro, si dhe diskutuan për mundësinë e krijimit të bashkëpunimit ndërmjet QKSS dhe organizatave të shoqerise civile nga Qipro. Gjatë diskutimeve u identifikuan fushat në të cilat ka ngjajshmëri ndërmjet dy vendeve ku bashkëpunimi i shoqërisë civile do të shërbente avancimit të marrëdhënieve ndër-shoqërore.

QKSS është organizata e parë nga Kosova e cila arriti të krijoi partneritet dhe, rrjedhimisht, inicojë bashkëpunim ndërmjet shoqërive civile të dyja vendeve. Projekti për shkëmbim mbështetet nga “KS Talk to EU” i Këshillit Britanik.