FLORIAN QEHAJA MORRI PJESË NË KONFERENCËN: “MBUSHJA E HENDEKUT: AFRIMI I KOSOVËS ME ORGANIZATAT E BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBETAR POLICOR”

25/03/2015

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja morri pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë hulumtuese (BIRN) me temën: “Mbushja e Hendekut: Afrimi i Kosovës me Organizatat e Bashkëpunimit Ndërkombetar Policor”.

I ftuar në cilësinë e ekspertit, Florian Qehaja gjatë këtij takimi  u fokusua kryesisht në temat e bashkëpunimit rajonal policor i cili eksziston në Ballkanin Perëndimor, dhe nismat rajonale të cilat janë bërë në Ballkanin Perëndimor e të cilat janë inicuar nga Bashkësia ndërkombëtare si mungesë e iniciativës nga vendet rajonale.

Gjatë këtij takimi, Florian Qehaja theksoj se sektori i sigurisë ështe element shumë i rëndësishëm dhe anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare është thelbesore pasi që do të krijonte një rrjet bashkëpunimi mes këtyre vendeve. Sipas tij, Serbia ka pasur një rol proaktiv në bllokimin e Kosovës  për anëtarësim në këto nisma dhe deri në Shtator 2014 Kosova ka qenë anëtare vetëm në 5 Iniciativa rajonale.

Në këtë konferencë, Qehaja prezentoj edhe një  pjesë të hulumtimit të cilin e ka bërë QKSS e cila do të publikohet së shpejti, e që ka për qëllim të bëjë  vlerësimin e profesiont të policit në Kosovë.

Drejtori i QKSS, rekomandon Policinë e Kosovës që të jetë më aktive dhe të participojë më shumë në forumet të cilat vetëm se është anëtare.

Në këtë takim morrën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Shefi i njësisë për hetimin e krimit në EULEX, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetar.