LIGJERATA NGA YAHYA N.HENDY - “ISLAMI FE E PAQES”

20/03/2015

LIGJERATA NGA YAHYA N.HENDY - “ISLAMI FE E PAQES”

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me datën 18 dhe 19 Mars 2015 nën patronatin e Bashkësisë Islame dhe sponzorizim nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë facilituar Ligjeratat: "Islami fe e Paqes" me Predikuesin nga Universiteti Georgetown YAHYA N.HENDY. Qëllimi i kësaj ligjerate është vetëdijesimi i qytetarëve kundër radikalizimit, ekstremizmit dhe terrorizmit. Ligjeratat janë mbajtur në Gjilan,Ferizaj dhe Kaçanik dhe incizimin e plotë dhe biografinë e Imamit mund ta gjeni më poshtë.

Imam Yahya Hendi është predikues në Universitetin e Georgetown, Universiteti i parë Amerikan që punësoi një predikues Musliman  me orar të plotë në mësimdhënie dhe  sapo ka përfunduar 15 vjet shërbim si mësues në qendrën  Kombëtare Detare Mjekësore ne Bethesda, MD. Imam Hendi është anëtar dhe përgjegjës për Politikave Publike të zgjedhjet e konfliktit të qendrës dhe mosmarrëveshjet në zyrat e universitetit juridik të Maryland-it. Ai gjithashtu është themelues dhe President i Klerit Përtej Kufijve.

Hendi gjithashtu është dhe  anëtar i Këshillit të Jurisprudencës Islamike të Amerikës se Veriut. Ai ka shërbyer si anëtar ndihmës në Fakultetin e Shkencave dhe të Arteve të Zanvyl Kriege në Fakultetin Institutin e Osher-it s për Mësim të Përjetshëm të Universitetit John Hopkins, Universitetin Fordham dhe seminarin e Hartford. Imam Hendi gjithashtu jep mësim në nje kurs shumë popullor në Universitetin Georgetown të quajtur - Ballafaqimi Ndër-Fetar.

Zotëri Hendi arsimin Univeristar e kreu për Studime Islame dhe diplomoi për nëkrahasimin midis fesë Krishtere, Judaizmin dhe dialogut ndër-fetar. Ai ka botuar edhe shumë shkrime me tema të ndryshme, duke përfshire gratë në islam , gratë dhe marrëdhëniet gjinore në islam, ardhja e dytë e Mesias (profetit), etikën profesionale Islame dhe bio-mjekësia, si dhe Islami në Shtetet e Bashkuara.

Si një ligjërues shumë i kërkuar, gjatë 14 vitet e fundit Imam Hendi ka ligjëruar në një numër të madh aktivitetesh ndër-fetare dhe të tjera të organizuara në në SHBA, Azi, Afrike, Evropë, Azinë qendrore, Evropën lindore, Australi dhe Lindjen e Mesme ku ka qenë në më shumë se 41 Shtete  të ndryshme si dhe në 45 njësi federale të SHBA-së për konferenca dhe fjalime.

Zotri Hendi ka qenë një ndër liderët Mysliman që ka takuar presidentin Klinton gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu u takua edhe me Presidentin Bush pas tragjedisë së 11 Shtatorit dhe vazhdoi të takohej me të shumë herë gjatë mandatit të tij Presidencial. Ne 2009 ai u takua me presidentin Obama në Shtepinë e Bardhë.

Imam Hendi shpesh viziton dhe mbanë ligjerata nëpër kishë dhe sinagogë me shpresë të krijoj një lidhje të re pozitive në mes të ndjekëseve të feve Abrahamike. Në ligjëratat e tij, Imami Hendi fokusohet në problemet lidhur me marrëdhëniet gjinore, dhunën në familje, paqen botërore, sociale, ekonomike dhe drejtësinë politike dhe duke mos lënë anash çështjet dhe problemet ndër-fetare.

Imam Hendi është shfaqur edhe në shumë televizione dhe radioja kombëtare dhe ndërkombëtare si ekspert mbi dialogun ndër-fetar për Islamin dhe Myslimanët si në (CNN, ABC, Fox, Kuvajti TV, Nile TV, Pakistan Channel-II, RAI, MSNBC dhe Al-Jazeerah).

Imam Hendi së fundmi është angazhuar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare për ngritjen e vetëdijes për çështjet e shekullit 21 që përfshijnë: 1) përgjegjësinë mjedisore, 2) një rezolutë paqësore ndaj konfliktit Izraelit/Arab, 3) eliminimin e varfërisë, 4) luftës kundër ndjenjës së shtuar të militarizmit, 5) fuqizimin e myslimanëve për të reformuar mënyrën se si ata duhet të predikuar për ta kuptuar islamin ashtu siç është.

Z.Hendi gjithashtu jep edhe këshilla kombëtare dhe ndërkombëtare ndër-fetare si, apeli i ndërgjeshmërisë dhe iniciativës kombëtare ndër-fetare të lidershipit për paqe në Lindjen e Mesme.

Në maj të 2002-tës, Imam Hendi ishte zgjedhur nga seminari i Hardford-it për të marrë çmimin vjetor James Gettemy për përkushtimin e tij për ndërtimin e paqes mes njerëzve të feve të ndryshme. Në shkurt të vitit 2009 Hendi u nderua nga zyra Baltimore në terren e FBI për luftën kundër terrorizmit, drogës dhe dhunës në Amerikë.

Imam Hendi ofron dhe mban tubime ndër-fetare dhe Mysliman, dhe e udhëheqë shërbimin fetar  "Xhumanë" (cdo te premte). Ai gjithashtu edhe këshillon udhëheqësit politikë, Drejtorët ekzekutive, disa ndërmarrje kryesore dhe studentë për çështje akademike, profesionale, politike dhe sociale. Imam Hendi është ekspert i kërkuar i Islamit dhe i zgjidhjes së çështjes se konflikteve. Imam Jahja Hendi beson se me dashuri dhe arsimi – bota do të jetë një vend më i mirë për të jetuar në te.