E ARDHMJA E NORMALIZIMIT TË SIGURISË NË MES TË BEOGRADIT, PRISHTINËS DHE TIRANËS

9/07/2015

E ARDHMJA E NORMALIZIMIT TË SIGURISË NË MES TË BEOGRADIT, PRISHTINËS DHE TIRANËS

Me vendosjen e dialogut mes Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit është përmirësuar ndjeshëm bashkëpunimi, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të trija komuniteteve nevojitet një vizion i përbashkët për të ardhmen –e që është konstatuar në takimin e nëntë dhe të fundit të Forumit Hulumtues të Sigurisë: Tiranë-Prishtinë-Beograd.

Për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmirësimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe është vendimtar, si dhe vendosja në mënyrë të qartë të objektivave të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë, politikat ligjore dhe ekonomike është theksuar në debatin "E ardhmja e normalizimit të sigurisë në mes të Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës", mbajtur më 9 korrik 2015 në Qendrën Mediale në Beograd.

Konferenca prezantoi rezultatet kryesore të projektit rajonal të tre viteve të fundit të bëra nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (QBPS), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë .

"Në 23 ngjarje publike në tre qytete kemi mbledhur më shumë se 1000 pjesëmarrës, nëpërmjet shkëmbimit të tetë hulumtuesve kemi gjetur prova empirike mbi temat që ishin larg syrit të publikut, dhe me anë të tre sondazheve kemi mësuar më shumë në lidhje me kërcënimet e sigurisë nga perspektiva e popullsisë, përderisa në Shkollën Verore për Politika të Sigurisë janë ngritur njohuritë e më shumë se 30 gazetarëve të rinj, aktivistëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të institucioneve", potencoi drejtoresha e QBPS - Sonja Stojanovic Gajic.

Ajo theksoi se është inkurajuese që marrëdhëniet ndërmjet njerëzve në të ardhmen në trekëndëshin Tiranë- Prishtinë-Beograd janë përgjithësisht pozitive, mirëpo potencoi që ka mjaft vend për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe ligjore, si dhe mbështetjen e ndërsjellë për të krijuar një rajon të qëndrueshëm.

Bashkëpunimi është thelbësor për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve

Ideja themelore e intensifikimit të dialogut dhe bashkëpunimit midis tri komuniteteve është për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të saj, veçanërisht banorët e veriut të Kosovës, tha hulumtuesi i lartë i QKSS, Shpend Kursani. Ai gjithashtu ka deklaruar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka pasur një ndryshim dhe theksoi se në takimin e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, ka bartur edhe një mesazh pozitiv për Kosovën.

I pyetur se çfarë do të ishte një normalizim ‘mjaftueshëm i mirë’ i marrëdhënieve, Kursani tha që populli i Kosovës për këtë çështje me siguri do përgjigjeshin ‘njohja e pavarësisë’, por ai mendon që një Kosovë e fortë dhe pa njohje është më mirë, se sa një Kosovë e dobët dhe me njohje.

“Njohja në vetvete nuk do të thotë asgjë dhe nuk ofron një shoqëri më të mirë të Kosovës. Serbia ka nevojë që Kosova të jetë e qëndrueshme, e fortë, partner i mirë dhe i drejtë për të gjithë qytetarët e saj”, tha Kursani.

Për banorët e tri komuniteteve është thelbësore për të përcaktuar kuadrin ligjor në çështjet penale dhe civile, si dhe në lidhje me çështjet ligjore dhe të sigurisë. Në këtë kuptim, është e nevojshme të miratuohen konventat e nevojshme bilaterale që rregullojnë shkëmbimin sa më shpejt, sidomos në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Rëndësia e bashkëpunimit të pavarur nga BE dhe normalizimi i marrëdhënieve

Serbia dhe Shqipëria janë në fazën e parë të zhvillimit të marrëdhënieve, Serbia beson se kufizohet me Shqipërinë, Shqipëria nuk mendon kështu, tha Kursani, i cili ka thënë se Kosova nuk do të donte të jetë nën patronatin e dikujt, madje as Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë drejt Bashkimit Evropian me propozime të përbashkët të tilla duke kërkuar për shembull hapjen e kufijve të saj për punëtorët sezonal apo të ngjashme, veçanërisht pasi BE-ja është eksportuesi më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord se bashkëpunimi në mes të Tiranës,  Prishtinës dhe Beogradit duhet të thelohet në mënyrë konstante dhe të pavarur nga presionet e BE-së, për shkak se ajo është e një rëndësie vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Arian Dyrmishi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Tirana, tha se, para fillimit të "Forumit Hulumtues të Sigurisë", një dialog konkret në mes të Serbisë dhe Shqipërisë nuk ekzistonte. Megjithatë, edhe pse nuk ka arritur ende rezultatet e dëshiruara, ka një ndryshim të dukshëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve.

Konferenca vuri në dukje rëndësinë e lidhjes së strukturave të sigurisë në relacionin Beograd - Tiranë - Prishtinë, në mënyrë që të parandalohet krimi ndërkufitar, i cili sigurisht favorizon klimën aktuale politike dhe mungesën e rregulloreve përkatëse ligjore.