DONIKA EMINI KA QENË PJESË E SEMINARIT: “ROLI I MEDIAVE DHE STATUSI I LIRISË SË MEDIEVE NË BALLKANIN BASHKËKOHOR”

7/07/2015

DONIKA EMINI KA QENË PJESË E SEMINARIT: “ROLI I MEDIAVE DHE STATUSI I LIRISË SË MEDIEVE NË BALLKANIN BASHKËKOHOR”

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në seminarin për: "Roli i mediave dhe Statusi i Lirisë së Medieve në Ballkanin Bashkëkohor", i organizuar në kuadër të Akademisë Rajonale për Demokraci: Ndërtimi i Institucioneve Demokratike. Konferenca u zhvillua në Ohër, Maqedoni nga 2-5 Korrik 2015.

Akademia Rajonale për Demokraci (RAD) synon të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe ndërtimin e institucioneve, përmes ndërtimit të kapaciteteve të udhëheqjes politike të gjeneratës së ardhshme duke lehtësuar mirëkuptimin e bashkëpunimintyre të përbashkët. Seminari mblodhi 50 liderë politikë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe (7 për vend në vit) në një përvojë të përbashkët të  bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Ky seminar ka përfshirë ligjërata nga Dekani i RAD Z. Pierre Mirel, diskutimet mbi ndryshimin e rolit të mediave në shekullin e 21; Roli i transmetuesve të shërbimit publik; Liria e shprehjes dhe qeverisjen e mediave; Gazetaria hulumtuese dhe roli i mediave në luftën kundër korrupsionit; Mediat globale në mjediset lokale; Përdorimi i internetit dhe daljen e mediave të reja. Seminari gjithashtu ka përfshirë një udhëtim studimor në televizionin TVM në Ohër, dhe simulimin: „Vizitë e Komisionit Evropian në vendin e Malboseko“, në lidhje me lirinë e medias, sesion ky i zhvilluar dhe prezantuar nga Pierre Mirel.