DREJTORI I QKSS PO MERR PJESË NË ASAMBLENË E 9-TË BOTËRORE NË SENEGAL

8/05/2018

DREJTORI I QKSS PO MERR PJESË NË ASAMBLENË E 9-TË BOTËRORE NË SENEGAL

Me ftesë të National Endowment for Democracy (NED), drejtori i QKSS-së Florian Qehaja po merr pjesë në Asamblenë e 9-të Botërore të Forumit të Demokracisë Botërore që po organizohet këtë vit në Dakar, Senegal. Kjo ngjarje bashkon 400 përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat e përbashkëta që lidhen me lirinë e asociimit dhe demokracisë. Ajo shërben si një platformë jashtëzakonisht e mirë e rrjetëzimit. Nën fushëveprimin e QKSS, ka seanca dhe punëtori që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe sfidat globale të sigurisë.