30/04/2018
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 30 prill 2018 ka mbajtur dy ligjerata në Komunën e Drenasit, më saktësisht në Gjimnazin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe në shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”.
Në këto dy diskutime morën pjesë afër 60 nxënës, dhe u diskutua rreth padrejtësive në shoqëri, rolit të të rinjëve, toleranca si dhe u paraqitën pikëpamjet e nxënësve mbi shkaqet dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm dhe se si ata mund të kontribuojnë në parandalimin e këtij fenomeni.
Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.