11/05/2018
Qendra Kosvare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot, më 11 maj 2018, në bashkëpunim me Dokufest organizuan debatin për zhvillimin e mendimit kritik me të rinjët e Komunës së Lipjanit. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Dokufest shfaqi një film të shkurtër i cili trajton temën e diskriminimit të komuniteteve të caktuara, film ky që u vlerësua lart nga pjesëmarrësit dhe secili prej tyre dhan një mendim të shkurtër rreth filmit. Aktiviteti vazhdoi me informimin e të rinjëve rreth metodave të debatit nga stafi i QKSS-së, metoda të cilat më pastaj u aplikuan në trajtimin e temave të ndryshme dhe prezantimin e tyre nga pjesëmarrësit.
Përmes aktiviteteve të tilla ne synojmë që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre. Ky aktivitet mblodhi rreth 45 të rinjë nga Komuna e Lipjanit të cilët u certifikuan nga QKSS për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme.