22/11/2014
Drejtori ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mori pjesë në konferencën dy ditore të organizuar nga Universiteti i Bristolit me temën:” Pasiguria Botërore”. Konferenca kishte për qëllim të mbledhë akademikë dhe ekspertë nga sektori i mbrojtjes të cilët diskutuan çështjet aktuale të sigurisë globale.
Në cilësinë e folësit për të diskutuar rreth temës: ” Liberalët takojnë paqendërtuesit jo-liberal” Florian Qehaja dha kontributin e tij duke diskutuar lidhur me aspektet konceptuale të paqeruajtjes liberale.
I ftuar si ekspert, Qehaja ndër të tjerash debatoj për pronësinë vendore dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë, si dhe prezentoi punën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë në hulumtimin dhe zbatimin e projekteve në këtë sektor.
Gjatë kësaj conference dy ditore u diskutuan tema të ndryshme si: “ Pasiguria Globale në Politike”, “ Zhvillimi, Pasiguria dhe Mjedisi”, “ Gjinia dhe pasiguria Botërore”, “ Ndryshimi I sistemit ndërkombëtar: Sfidat e reja për SHBA-të dhe NATO”.