10/12/2012
Sot, 10 dhjetor 2012, Qendra Kosovare per Studime të Sigurisë (QKSS) ka bërë publikimin e rezultateve preliminare të Sondazhit- Barometri Kosovar i Sigurisë. Prezentimi i rezultateve para të pranishmeve është bërë Z. Armend Muja, Drejtor i Hulumtimeve dhe Programit, si dhe bartes e këtij studimi.
Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofrojë të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve dhe përshtypjeve të opinionit publik me qëllim të informimit të procesit të politikë-bërjes. Prezentimi ka ofruar një përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve në Kosovë rreth sigurisë, kënaqshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, KFOR, EULEX, FSK, Doganat), performancës së institucioneve të drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, stabilitetit politik, dialogu Prishtinë-Beograd, sigurisë ekonomike dhe mjedisit në Kosovë.
Në lidhje me detajet e raportit ju lutem të klikoni në linqet e mëposhtme:
Për ta shkarkuar prezantimin në formatin Power Point, klikoni këtu: Prezantimi i raportit (Power Point)