31/10/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të hënen, më 31 Tetor 2016, ka organizuar dy fokus grupe me ekipet e hulumtuesve të cilët kanë qenë të angazhuar në terren për mbledhjen e të dhënave për sondazhin Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i gjashtë.
Në keto dy grupe te fokusit u diskutua rreth përgjigjeve të respodentëve në lidhje me besimin e qytetarëve për sektorin e sigurisë, drejtësisë, situata ekonomike, integriteti, siguria publike, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi, si dhe kërcënimet dhe rreziqet që i kanosen vendit.
Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i gjashtë mbeshtetet nga NED(National Endowment for Democracy) dhe pritet të publikohet gjatë muajit Dhjetor.