DONIKA EMINI MORRI PJESË NË NJË PUNËTORI NË SOFIE,BULLGARI

27/01/2015

DONIKA EMINI MORRI PJESË NË NJË PUNËTORI NË SOFIE,BULLGARI

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në punëtorinë "Konceptet Evoluese të Sigurisë" e organizuar në kuadër të projektit të financuar evropian EvoCS FP7. Punëtoria u mbajt më 27 janar 2015, në Sofie.

Kjo punëtori mblodhi së bashku të gjitha palët e interesuara nga Evropa Juglindore, konkretisht rreth 40 ekspertë të sigurisë nga Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Rumania, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia me qëllim për të diskutuar konceptin e sigurisë duke vlerësuar atë në të gjithë katër dimensionet: vlerat thelbësore, perceptimet e sigurisë, zonat e sigurisë dhe kohën, kërcënimet ndaj tyre dhe masat që duhen marrë për t'i mbrojtur ato.

Një fokus i veçantë i është kushtuar prezantimit të gjetjeve mbi konceptet kombëtare të sigurisë për Bullgarinë, Serbinë dhe Turqinë, dhe diskutimi mbi rezultatet paraprake të EvoCS, ngjashmëritë dhe dallimet në mes të tri koncepteve kombëtare të sigurisë dhe nëse këto tre konceptet kombëtare janë të mjaftueshme për të bërë një koncept rajonal të sigurisë. Donika Emini, theksoi rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në projektin e dhënë, fakti se ajo paraqet një nga akteret më të rëndësishëm të sigurisë rajonale, dhe se ai do t'i japë projektit një tjetër perspektivë, si dhe rezultate të ndryshme. Trekëndëshi ekzistues i rasteve të studimeve të marra në këtë projekt do të ishte jo i plotë pa Kosovën, duke pasur parasysh marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë.

Rezultatet e këtyre diskutimeve dhe analizave do të përdoren më tej për të formuluar rekomandime për ndryshime në parametrat e punës të llojeve të ndryshme të sigurisë, shfrytëzuesit e fundit, dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për krijuesit e politikave që janë përgjegjës për formulimin e masave që ndikojnë në një koncept evolues evropian të sigurisë .