7/07/2015
Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizojnë diskutimin: “E Ardhmja e Normalizimit të Sigurisë ndërmjet Beogradit-Prishtinës-Tiranës”, më 9 Korrik 2015, duke filuar nga 13:00 në Qendrën Mediale në Beograd (Terazije 3).
Duke u nisur nga supozimi se çelësi për stabilizimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor në dekadën e ardhshme qëndron në përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare, BCSP, QKSS dhe IDM në 2012 kanë inicuar Forumin Hulumtues për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë me qëliim të përmirësimit të çështjeve dypalëshe dhe tripalëshe të sigurisë, duke krijuar lidhje ndërmjet komunitetit për politika të sigurisë.
Ne, ju ftojmë që të merrni pjesë në aktivitetin përmbyllës të projektit, ku do të flitet për progresin e bërë gjatë tri viteve të fundit dhe të ndajmë njohuritë tona në lidhjë me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe Beograd-Tiranë.
Folësit:
-Sonja Stojanović Gajić‚ Drejtoresh, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Beograd
-Shpend Kursani,Hulumtues i lartë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë,Prishtinë
-Arjan Dyrmishi, Drejtor i Departamentit për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë
Temat e Diskutimit:
-Cilat janë përmirsimet më të mëdha të sigurisë, si rezultat I komunikimit të shtuar dhe bashkëpunimit ndërmjet elitave politike Beograd-Prishtinë dhe Beograd-Tiranë gjatë tre viteve të kaluara?
- Kush ka qenë kampionë dhe cilët ishin/janë kundërshtarët dhe lojtarë të vetos në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve dypalëshë në secilin nga tri komunitetet?
-Cili është ndikimi i mundshëm pozitiv i marrëdhënieve Beograd-Tiranë për Marrëdhëniet Beograd-Prishtinë dhe anasjelltas?
-Cilat janë shqetësimet kryesore të qytetarëve rreth sigurisë që ende nuk janë adresuar përmes dialogut ndërmjet qeverive?
- Çka është realizuar dhe çka ka dështuar për të ofruar ndryshim nga ndërmjetësimi i BE-së dhe kushtëzimi lidhur me normalizimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal të sigurisë?
-Cilët janë hapat e ardhshëm që mund të shpiejnë në normalizim “mjaft të mirë” të sigurisë, marrëdhëniet dy palëshe dhe rajonale? Ndonjë propozim për marrëveshjen “Bruksel dy” në mes të Beogradit dhe Prishtinës lidhur me bashkëpunimin në sferën e sigurisë?
Regjistrimi:
Ne shpresojmë qe ju do të keni mundësi të na bashkangjiteni në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të jeni pjesë e debatit konstruktiv për përmirësimin e bashkëpunimit të sigurisë në mes te Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës. Në ju ftojmë që ju ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të Mërkuren, 08 Korrik 2015, tek Dragana Belanovic ([email protected]) apo përmes telefonit +381 11 3287 226
Kjo ngjarje është pjesë e Forumit Hulumtues për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë, iniciativë e përbashkët e tre organizatave të specializuara për hulumtime të sigurisë: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë – BCSP, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS, dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim – IDM. Ne ndajmë një shqetësim për sigurinë njerësore dhe demokratizimin, dhe besojmë që përshfirja e shoqërisë civile në politika të sigurisë mund të bëjë qeverisjen ë sigurisë më të përfaqësueshmë, transparente, demokratike dhe te efektshme. Forumi Hulumtues për Siguri është inicuar për të shpejtuar debatin e balancuar ndërmjet komunitetit të think-tank, akademive, politikave publike dhe mediave në mënyrë që të siguroj zgjidhje alternative kërkimore të bazuara ne sfidat e vazhdueshme për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Ky projekt është implementuar me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.