PËRPJEKJET GLOBALE NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

3/02/2016

Drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja po merr pjesë në panelin me titull: “Përpjekjet globale në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, në kuadër të konferencës dy ditore “Gërmia Hill” e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Instituti ASPEN.

Prezantimi i Florianit është i fokusuar në programin dhe aktivitetet e pandalshme te QKSS-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, përvojat dhe metodat e përdorura në identifikimin e shkaqeve kryesore që qojnë në ekstremizëm të dhunshëm.