2/12/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) të mërkurën dhe të enjten (30.11.2016 – 01.12.2016) ka organizuar debate në tri shkolla të mesme në Gjakovë. Qëllimi i këtyre debateve ka qenë informimi mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
QKSS ka biseduar gjithsej me afro 100 nxënës të shkollave të mesme si Gjimnazi “Hajdar Dushi”, Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” dhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë rreth ekstremizmit të dhunshëm, shkaqet që shpijnë drejt radikalizmit dhe mënyrat e parandalimit të radikalizmit në Kosovë. Për më tepër, është diskutuar edhe mbi tolerancën, diversitetin dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Nxënësit kanë paraqitur pikëpamjet e tyre mbi shkaqet dhe pasojat e ekstremizmit të dhunshëm dhe se si e shohin rolin e komunitetit e tyre për të luftuar këtë fenomen.
Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.