11/05/2016
Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini është duke marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, kjo ngjarje është duke u zhvilluar në Novi Sad dhe Beograd. Forumi është organizuar nga Fondacioni Erste, Lëvizja Evropiane në Serbis dhe është mbështetur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Forumi i Shoqërisë Civile në Beograd ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e rolit të shoqërisë civile, vizibilitetit dhe ndikimit të shoqërisë civile në të ashtuquajturin "Proces të Berlinit" dhe në aspekte më të gjera të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndirmor në BE. Organizatat e shoqërisë civile u mblodhën me qëllimin për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët kur bëhet fjalë për të diskutuar rreth temave që u diskutuan në samitet e Berlinit dhe Vienës dhe për të ndërtuar një forum të përhershëm për shoqërinë civile që të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë një dialog me udhëheqësit politik dhe qeveritë.
Fokusi dhe qëllimi I këtij eventi është të përcaktohen mekanizmat reale për nxitjen e dialogut mes shoqërisë civile dhe qeverive të rajonit në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, si dhe të formulohen mesazhet kryesore që kanë të bëjnë temat e Samitit të Parisit, të tilla si: bashkëpunimi i të rinjve, kriza migrimit, mosmarrëveshjet bilaterale në rajon dhe ndryshimet klimatike.