VERIFIKIMI I SIGURISË

3/03/2015

VERIFIKIMI I SIGURISË
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

QKSS

AUTORË

Robert Muharremi

Shkarko

 Procesi i verifikimit të sigurisë përbën një ndër shtyllat më të rëndësishme të sektorit të sigurisë në vend. Megjithatë, pavarësisht se kemi të bëjmë me një sistem të ri të verifikimit, ai është kompromituar dhe sfiduar në masë të madhe për shkak të implikimeve politike, inviduale e klanore në vendimet për dhënien apo refuzimin e lejes së sigurisë për shërbyesit civil dhe personelin e policisë dhe inteligjencës. Si rrjedhojë, raporti identifikon defektet në implementimin e Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë si dhe dobësitë në definimin e vendimeve për refuzimin e lejeve të sigurisë.