Tre Skenarët (e mundshëm) për Kosovën deri në Vitin 2028

29/02/2024

 Tre Skenarët (e mundshëm) për Kosovën deri në Vitin 2028
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

AUTORË

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Shkarko

Ky raport, i përgatitur nga ekipi hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), pasqyron një analizë të trajektores së rrugëtimit të mundshëm të Kosovës deri në vitin 2028, duke u fokusuar në ndërveprimin ndërmjet dinamikës së brendshme dhe ndikimeve të jashtme.Ai i përshkruan sfidat dhe mundësitë kryesore me të cilat përballet Kosova në ambicien e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, zgjidhjen e mosmarrëveshjes dypalëshe me Serbinë dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal.

Analiza bazohet rreth dy paqartësive kryesore: nivelit të harmonizimit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe aleatëve perëndimorë, veçanërisht vendeve të kuintit, dhe shkallës së përkushtimit nga komuniteti transatlantik ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës. Raporti thekson rëndësinë strategjike të këtyre paqartësive në formësimin e tre skenarëve të mundshëm për Kosovën deri në vitin 2028. Këta skenarë pasqyrojnë shkallë të ndryshme suksesi në orientimin kundrejt kompleksitetit të politikës ndërkombëtare, tensioneve rajonale dhe sfidave të brendshme. Ajo thekson domosdoshmërinë që Kosova të ndjekë një strategji adaptive të politikëbërjes në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shoqëruar me një qasje proaktive në zbatimin e marrëveshjeve nga Dialogu i Brukselit dhe angazhim racional me vendet e kuintit. Kompromisi nuk paraqet koncesion.