1/04/2010
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Ramadan Qehaja, Kosum Kosumi, Florian Qehaja
Në fakt, pas përfundimit të konfliktit në Kosovë dhe hyrjes së forcave të NATO-s, njëra ndër sfidat kryesore në vend i referohej çështjes së demobilizimit të tërësishëm të Kosovës. Përfundimi i konfliktit në vend u vulos me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë Jugosllave e cila u morr për bazë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që miratoi Rezolutën 1244 për Kosovën. Kjo rezolutë në mënyrë eksplicite parasheh demobilizimin dhe rindërtimin e Kosovës.