Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

16/10/2018

Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Mbështetur nga

Embassy of the Kingdom of the Netherlands in Kosovo

AUTORË

Skender Perteshi

Shkarko

Qëllimi i këtij raporti është të identifikojë tendencat dhe kërcënimet e reja të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë pas mposhtjes së IS-it. Sfidat e identifikuara në raport janë rastet e terrorizmit vendas, të ashtuquajturve “ujq të vetmuar”,11 të komuniteteve të cenueshme, të riintegrimit të ish-luftëtarëve të kthyer dhe të familjeve të tyre.

Pjesa e parë e raportit përbëhet nga një analizë e kontekstit ndërkombëtar të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke përfshirë mposhtjen e IS dhe ndryshimin e strategjisë së IS. Kjo pjesë e raportit kontekstualizon rrezikun që përbëjnë luftëtarët e huaj të kthyer, simpatizantëve dhe mbështetësve të terrorizmit si dhe rrjetet ndërkombëtare të terrorizmit.

Pjesa e dytë e raportit fokusohet në ekstremizmin e dhunshëm në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë si dhe në përpjekjet e autoriteteve vendore për ta luftuar këtë rrezik.

Pjesa e tretë e raportit identifikon kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit në Kosovë në përpjekje për t’i nxitur autoritetet dhe publikun përgjithësisht që ta diskutojnë natyrën e evoluar të kërcënimit e ekstremizmit të dhunshëm.