17/09/2013
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
GIZ
Florian Qehaja
Dokumenti i shkurtër i politikave: "Konteksti i zhvillimit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë - pikëpamjet e shoqërisë civile" është hartuar ne kuadër të projektit të përbashkët nërmjet QKSS dhe GIZ për të sjellë procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) më afër shoqërisë civile.
Procesi i RSSS ka filluar në fillim të vitit 2012 dhe synon të analizojë sektorin aktual të sigurisë në Kosovë, dhe potencialisht, të propozojë arkitekturën e re të sektorit të sigurisë paralelisht me ndryshimet e rrethanave në Kosovë.