9/02/2018
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
National Endowment for Democracy (NED)
Donika Marku & Donika Emini
Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program i veçantë i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), i cili ka për qëllim që të dal me një publikim të përvitshëm mbi perceptimet e qytetarëve. Më konkretisht, qëllimi kryesor i BKS-s është që ta masë perceptimin e opinionit publik për institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë. Njëkohësisht, KSB mat perceptimin publik lidhur me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme për Kosovën, si dhe politikën e jashtme të Kosovës dhe Dialogut me Serbinë.
BKS-ja i drejtohet akterëve të ndryshme, të cilat janë të interesuar t’i përcjellin trendet e opinionit publik në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Rrjedhimisht, ndër të tjera i drejtohet hartuesve të politikave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe selive të tyre, organizatave vendore dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile, qarqeve akademike dhe mediave.
Interpretimi reflekton mbi grupin e faktorëve politik dhe shoqërorë të cilat kanë ndikuar në formësimin e mendimit të të anketuarve. Dekonstruksioni i opinionit është i bazuar në përfshirjen e drejtpërdrejtë të interpretuesit të të dhënave në intervistat e drejtëpërdrejta me të anketuarit. Gjithashtu, grupet e fokusit me hulumtuesit në terren të cilët kanë mbështetur përpjekjet e ekipit të QKSS në dekonstruktimin dhe analizimin e mëtejshëm të opinioneve që përmban ky edicion special. Ky edicion thekson perceptimet e qytetarëve ndaj shteteve rajonale dhe ndërkombëtare, partnerët politik dhe strategjik të Kosovë, si dhe dialogun me Serbinë - duke qenë njëri ndër proceset më të debatueshme dhe të tejzgjatura në politikën e jashtme të Kosovës.