Thirrje për Ofertim - Veturë
Data e publikimit të thirrjes:
29 Gusht 2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) fton të gjitha bizneset e regjistruara në Kosovë që të dorëzojnë ofertat e tyre për blerjen e 1 veture si më poshtë:
Specifikacionet:
Viti i prodhimit: (2007-2012)
Marshi: Manual
Karburanti: Diesel
Motori (kubik): 1.7 - 2.0
Numri i ulëseve: 5 - 7
Numri i dyerve: 5
Të gjitha bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë këto dokumente:
1. Oferta (bazuar në këto specifika së bashku me çmimin për njësi)
2. Certifikatën e regjistrimit të biznesit
3. Certifikatën e TVSH-së
Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në bazë të kriterit bazë të çmimit ekonomikisht më të favorshëm. Procedurat tjera lidhur me kontraktim do të bazohen në Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Jo-Qeveritare, Rregulloren Financiare të QKSS si dhe standardet e kontabilitetit të Kosovës.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë ofertat dhe të gjitha dokumentet jo më larg se deri më 29 Gusht 2016 në email adresën: [email protected] duke specifikuar në subjekt: Thirrje për ofertim – Veturë.
Çdo formë tjetër e komunikimit, përveç udhëzimeve të mësipërme, nuk do të merret parasysh.