Në kuadër të projektit SMART Balkans, QKSS synon të krijojë program të veçantë për të identifikuar, analizuar dhe adresuar kërcënimet e reja të sigurisë si kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave si dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike me të cilat po përballet vendi, rajoni dhe bota.
QKSS në vazhdimësi ka përcjellur trendet e kërcënimeve dhe rreziqeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në botë, me fokus në kërcënimet dhe rreziqet në ardhje. Lufta në Ukrainë, rritja e rolit të Rusisë në Kosovë dhe rajon, si dhe ndryshimet gjeopolitike dhe të sigurisë në botë, e kanë bërë rajonin tonë të cenueshëm ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve si mbrojtja nga sulmet kibernetike, lajmet e rreme dhe keqinformimi, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale, terrorizmi si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.
Qëllimi i programit për kërcënimet hibride apo atyre në ardhje është është që nëpërmjet punës hulumtuese, vetëdijësuese e avokuese të kontribuoj në ngritjen e ndërgjegjes së përgjithshme në lidhje me rreziqet që vijnë nga kërcënimet e reja të manifestuara në format jo-konvencional si: sulmet kibernetike, përhapja e qëllimshme e lajmeve të rreme, cënimi i privatësisë dhe të dhënave personale; rreziku nga targetimi eventual i infrastrukturës kritike; dhe rreqizet e tjera hibride. Në kuadër të projektit SMART Balkans, QKSS synon të ndërtojë kapacitetet e brendshme organizative për të ofruar ekspertizë të bazuar në prova hulumtuese për të
funksionalizuar përgjigjet institucionale ndaj këtyre sfidave. Përderisa vlerësimi(et) e nevojave dhe monitorimi mbeten veprime themelore për t'u zhvilluar në program, QKSS synon të shfrytëzojë ekspertizën e ndërtuar për të ndihmuar drejtpërdre
jt fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve dhe agjencive ekzekutive gjegjëse në fushat e lartcekura. QKSS nëpërmjet këtij programi synon të bëhet mekanizëm i cili do të mbështesë institucionet shtetërore në procesin e reformimit të tyre institucional me qëllim të ballafaqimit sa më të mirë me rreziqet hibride të sigurisë në ardhje. Për më shumë ky program do të bëjë ofrimin e informatave kredibile dhe edukative për qytetarët me qëllim final të mbrojtjes së tyre nga lajmet e rreme, dezinformimit, apo sulmeve kibernetike.
Gjatë vitit të parë të implementimit, QKSS synon të publikojë një seri raportesh hulumtuese, të cilat shtjellojnë tema të rëndësishme që lidhen me sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën kritike në vend, përfshi këtu funksionalizimin e mekanizmave sikurse Divizioni për Infrastrukturë Kritike brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Siguri Kibernetike brenda Ministrise së Mbrojtjes bazuar në modele nga shtete tjera, partneriteti politiko-privat në fushën e sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës kritike dhe analizë lidhur me atë se cfarë përbën infrastrukturë kritike bazuar në ligjin aktual për infrastrukturë kritike. Të gjeturat e këtyre raporteve do të prezantohen në 3 konferenca, të cilat do të mbledhin hisedarë të ndryshëm të fushave. QKSS gjithashtu do të angazhohet në aktivitete vetëdijësuese për të ngritur vetëdijen e publikut të gjerë lidhur me temat në fjalë, përmes publikimit të të gjeturave të raporteve në formë të inforgrafikave dhe videove, të cilat do të shpërndahen në rrjetet sociale të organizatës.